S’jeni të vetmet: A është normale të kesh qime te gjoksi dhe si t’i heqim? – AlpeGossip
S’jeni të vetmet: A është normale të kesh qime te gjoksi dhe si t’i heqim?

S’jeni të vetmet: A është normale të kesh qime te gjoksi dhe si t’i heqim?

Kjo është një nga momentet më të sikletshme për femrat: je në dush dhe ndërsa shikon trupin tënd dallon që po të rriten disa qime te gjinjtë. Nëse kjo të ka ndodhur dhe ty, nuk je e vetmja! Kjo është një situatë që bashkon shumë femra.

Qimet te gjinjtë janë një temë tabu, sidomos në Shqipëri ku nuk është folur asnjëherë publikisht për të. Por për t’iu lehtësuar nga kjo situatë, një gjinekologe në Nju-Jork, Alyssa Dëeck, thotë se është krejtësisht normale. Ajo thotë se disa femra nuk kanë fare dhe disa kanë.

Pse dalin qimet te gjoksi
Për të qenë të qartë, qimet mund të dalin kudo përreth gjoksit.

“Në areolën e gjoksit, ka disa gjëndra të quajtura “Montgomery” dhe këto fshehin një material dhjamor, që ka për qëllim të lyejë dhe ta mbajë lëkurën të hidratuar rreth thithkës, që të keni një gjoks të shëndetshëm gjatë gjidhënies”, thotë Dëeck.

Ajo shton se, nganjëherë këto gjëndra gjithashtu prodhojnë qime dhe kjo është gjë e mirë.

Por kujdes…
Pavarësisht se është diçka normale, duhet të keni kujdes, sepse Dweck thotë se rritja e shumë qimeve në këtë pjesë mund të jetë një shenjë e mosbalancimit hormonal.

“Një nivel i lartë i testosteronit, i cili është hormoni mashkullor që kemi më shumë, nëse është shumë i lartë, mund të shihni rritjen e qimeve në vende të pazakonta, duke përfshirë gjoksin dhe thithat. Kjo është diçka për të cilin duhet të flisni me mjekun tuaj”, thotë ajo.

Si t’i hiqni në mënyrë të sigurt (nëse doni)
Nëse doni t’i hiqni, Dweck ka disa këshilla se si ta bëni këtë në mënyrë të sigurt:

“Rekomandimi kryesor është të bësh atë që të pëlqen, disa femra nuk e kanë problem këtë dhe nuk duan t’i heqin. Por disa femra që janë të shqetësuara. Nëse keni pak, heqja me piskatore është mënyra më e mirë. Sigurohuni që po përdorni një mjet të pastër”, thotë ajo.

Vetëm kujdes mos të acaroni lëkurën. Mos harroni: gjoksi juaj, zgjedhja juaj!