Shokohet bota, vajza nga Shqipëria udhëton në vitin 3800 dhe zbulon jetën që na pret (VIDEO) – AlpeGossip
Shokohet bota, vajza nga Shqipëria udhëton në vitin 3800 dhe zbulon jetën që na pret (VIDEO)

Shokohet bota, vajza nga Shqipëria udhëton në vitin 3800 dhe zbulon jetën që na pret (VIDEO)

Gjithë bota është tronditur nga dëshmia shokuese e një vajze që tregon se ka udhëtuar në kohë. Jo vetëm kaq, por ajo ka si dëshmi një foto të shkrepur në vitin 3800. Ajo ka zbuluar se në të ardhmen bota do të jetë një kaos i vërtetë që do të dominohet nga robotë artificialë.

Gruaja e quajtur me emrin Bella, fytyra e së cilës është e mbuluar thotë se një fizikant nga Bjellorusia, të cilin e ka takuar në Shqipëri, Alexander Kozlov e ka ndihmuar të udhëtojë në kohë.

“Ndjeva një voltazh të fortë në trup. Gjithçka ishte e zezë rreth meje. Kur hapa sytë pashë ndërtesa të shkatërruara, kufoma njerëzish, pajisje të prishura, robotë. Ai burrë idiot më dërgoi në atë kohë të tmerrshme. Ishte vend shumë i shëmtuar dhe i tmerrshëm”, rrëfen Bella.

Gjatë udhëtimit ajo tregoi se kishte bërë edhe foto për ti pasur si dëshmi.

“Vazhdova të ecja nuk e di pse isha e etur të udhëtoja në kohë. Doja të bëja foto, ti kisha si dëshmi”, shprehet Bella në video.

Gjatë rrëfimit Bella tregon foton, të cilën ajo pretendon se e ka bërë në vitin 3800, me një telefon të vitit 2007, dhe në të shihen disa ndërtesa futuriste dhe një ditë në distancë.

Jo vetëm kaq, por ajo tregon se gjatë këtij udhëtimi ka takuar një robot, i cili e kishte pyetur se nga vinte.

“Ai ishte i bërë prej metali ndërsa grushtin e kishte me silikon. Ai kishte shprehi fytyre, gjeste. Imagjinoni një burrë prej metali, të fuqishëm dhe pa asnjë mëshirë. Ai më pyeti me nerva nga vija. Unë heshta”, tregon Bella.