E PREKUR NGA HUMBJA E TË ATIT/ Rudina Dembacaj bën sërish dedikimin prekës: Asnjë moment nuk do jetë… – AlpeGossip
E PREKUR NGA HUMBJA E TË ATIT/ Rudina Dembacaj bën sërish dedikimin prekës: Asnjë moment nuk do jetë…

E PREKUR NGA HUMBJA E TË ATIT/ Rudina Dembacaj bën sërish dedikimin prekës: Asnjë moment nuk do jetë…

Disa javë më parë, Rudina Dembacaj humbi një nga njerëzit e saj më të dashur, babain e saj, me të cilin gëzonte një lidhje shumë të ngushtë.
Aktorja ka ndarë gjatë këtyre ditëve momente të ndryshme me të atin, duke kujtuar gjithçka me të dhe duke theksuar se e ka marrë shumë malli. Edhe në postimin e fundit Rudina ka treguar se asgjë nuk do të jetë njësoj pa njeriun e saj të shtrenjtë.
“Asnjë ditë, asnjë moment nuk do jetë më njësoj…Ikja jote Bab ishte dhimbje shumë e madhe për ne, por e kemi shpirtin plot nga dashuria me të cilën na rritët. Mami bashkë me ne, do t’u mësojmë Hanës dhe Viktorias të njëjtat thesare jete që ti na le trashëgimi. Por mbi të gjitha do vazhdojmë t’i buzeqeshim jetës njësoj si na doje ti. Të duam shumë”, ka shkruar Dembacaj krah fotos me familjarët e saj.
Ndjekësit nuk kanë hezituar t’i tregojnë përkrahjen e tyre dhe ta inkurajojnë Rudinën në këto momentë të vështira për të, duke lënë një sërë komentesh poshtë saj.