KRYQËZOHET NGA NJERËZIT PËR PHOTOSHOP/ Reagon Elita Rudi: Kënaqem krejt… – AlpeGossip
KRYQËZOHET NGA NJERËZIT PËR PHOTOSHOP/ Reagon Elita Rudi: Kënaqem krejt…

KRYQËZOHET NGA NJERËZIT PËR PHOTOSHOP/ Reagon Elita Rudi: Kënaqem krejt…

Moderatorja e njohur kosovare, Elita Rudi viteve të fundit ka marrë një pauzë nga profesioni i saj për t’iu përkushtuar fëmijëve.

Ndonëse në ekran nuk ka qenë e pranishme, në rrjetet sociale Elita ka qenë gjithmonë aktive. Një javë më parë ajo postoi disa foto me bikini nga pushimet e saj. Në këtë postim të saj pati reagime të shumta në rrjet, ku fansat e kryqëzuan moderatoren se e ka tepruar me fotoshop.

Elita Rudi ka vendosur të reagojë për këtë një javë më pas. Gjatë një bashkëbisedimi me ndjekësit në instagram, njëri i risolli në vëmendje foton e shumë komentuar duke i thënë se nuk ka nevojë për fotoshop dhe se nuk e ka prit që ajo ta bënte. Elita në ketë reagim të saj është shprehur se nuk ka ndërhyrë në fizik, por dora është transformuar nga përpjekja me hequr flokët e rinj.

“Nuk ndërhyjë shumë në foto, edhe kur e shihni aty çrregullimin te dora i bie që kam ndërhyrë në flokë duke tentuar me hequr flokët e reja të pas lindjeve që janë bo si mini shishka e kënaqem krejt sorry”, -shkruan Elita.

“Paske harruar të rregullosh dorën pak më mirë”– i shkruante një ndjekës. Ndërsa dikush tjetër shtonte: “Edhe tek duart paske bërë photoshop, dora plastikë?”

Ju kujtojmë që kjo nuk është hera e parë që Elita akuzohet nga fansat për editimin e trupit në fotot e saj. Disa javë më parë një ndjekës i komentoi:
“Full photoshop, trupin nuk e ke kaq të hollë kurrë sepse të shoh çdo ditë”– Por për të vërtetuar të kundërën moderatorja zgjodhi që t’i kundër përgjigjej këtyre komenteve nëpërmjet një videoje teksa tregoi trupin e saj live.