Almeda Abazi e ka pasur gjithmonë qëllim të martohet, për hir të karrierës (VIDEO) – AlpeGossip
Almeda Abazi e ka pasur gjithmonë qëllim të martohet, për hir të karrierës (VIDEO)

Almeda Abazi e ka pasur gjithmonë qëllim të martohet, për hir të karrierës (VIDEO)

Almeda Abazi dhe aktori turk Tolhagan Sayisman po bëjnë katër vite bashkë. Çifti u martua në shkurt të vitit të shkuar dhe kanë një marrëdhënie të këndshme bashkë. Ai i kërkoi dorën tek familja sipas traditës, u martuan në një dasmë shumë intime në Los Angeles dhe dy familjet e tyre shkojnë shumë mirë me njëra-tjetrën. Sot, zbuluam se ky ka qenë qëllimi i Almedës që nga fillimi.

E ftuar në Pa filtër me Jona Spahiun, Almeda tha:

“Të martohem ka qenë një synim i imi sepse s’kam qenë shumë tipi i lidhjeve; lidhjeve të shkurtra të gjata. Doja të vazhdoj karrierën dhe doja të martohesha. Doja t’i bëja të dyja.

Asnjëherë dhe karrierën dhe lidhjen sepse s është shumë e shëndetshme as për mua, as për lidhjen time. Të kesh burrë është gjë tjetër, të kesh të dashur është gjë tjetër, me thënë të drejtën edhe pse ndonjëherë njerëzit thonë që nuk ka shumë ndryshim. Ata që janë të martuar më kuptojnë.”

Ndoshta ka pasur të drejtë. Karrierat e të dyve po lulëzojnë dhe ata u shmangen sherreve me sukses.

Almeda momentalisht po prezanton spektaklin Dancing With the Stars në Vizion Plus.