“DO KTHEHET KOHA JONË”/ Këngëtari shqiptar revoltohet me klubet e natës (VIDEO) – AlpeGossip
“DO KTHEHET KOHA JONË”/ Këngëtari shqiptar revoltohet me klubet e natës (VIDEO)

“DO KTHEHET KOHA JONË”/ Këngëtari shqiptar revoltohet me klubet e natës (VIDEO)

Këngëtari shqiptar i hiteve të njohura si “E mallkoj”, “Krejt ti fala”, “T’lutem kthehu”, etj, Labinot Tahiri është revoltuar me klubet e natës që e kanë bllokuar të performojë. Këngëtari ka postuar një video në Instagram ku tregon sa shumë e do publiku që thërret emrin e tij.

“Ato vende apo diskoteka që kanë vendos mem blloku, terasa apo clube ku do qofshin ato! Le t’a kuptojnë mirë, se ju e keni gabim, se e keni vetëm nga një diskotekë, por unë i kam si gjithmonë vendet e rezervura që mund të janë mbi 50 prej tyre. Kur të ju bje puna, mos thuani Vlla; a ban me e ba një mramje……!

Do të kthehet koha jonë edhe më fuqishëm, për ata që e kanë zërin e dhuruar nga Zoti, sikurse puna e rrobave të viteve; 1950, 70, 80! Që kushtojnë shumë shtrejtë Pra shihemi nëpër mbrëmjet gjigante që fillojnë nga qyteti im e në të gjithë vendin ku jane shqiptarët”, shkruan Labi.