JAVA E MODËS/ Moschino risjell në mënyrën më fantastike të mundshme pikturat e Picasso-s - AlpeGossip
JAVA E MODËS/ Moschino risjell në mënyrën më fantastike të mundshme pikturat e Picasso-s

JAVA E MODËS/ Moschino risjell në mënyrën më fantastike të mundshme pikturat e Picasso-s

Në vitin 1911, Pablo Picasso u akuzua për vjedhjen e Mona Lisa-s të Leonardo da Vinci-t. Picasso dhe miku i tij i ngushtë u panë si të dyshuarit kryesorë për vjedhjen e pikturës së famshme, derisa e vërteta doli në sheh (ku u zbulua se faji ishte i punonjësit së muzeut të Luvrit, Vincenzo Peruggia). Thënë kjo për të theksuar faktin se Picasso ishte një ndër artistët që i surprizonte njerëzit, pikërisht atëherë kur ata mendonin se dinin gjithçka. Kjo është cilësia e tij që frymëzoi dizajnerin Jeremy Scott teksa krijoi koleksionin Pranverë 2020 të Moschino.

Për të risjellë pikturat e Picasso-s në koleksion, Scott lexoi gjithë informacionin që mundi të gjente mbi artin e tij, pa 10 seritë e National Geographic mbi artistin, “Genius: Picasso”. Aq shumë i pikturoi Picasso gratë e jetës së tij, sa Jeremy Scott krijoi një vizion të “gruas Picasso”.

Në koleksion, dizajneri risolli imazhet dhe veshjet e pikturave, eksperiementoi me paletat e ngjyrave dhe në disa raste, vendosi në copa pamje ekzakte të veprave të artistit.

“Mendova për kubizmin, për periudhat e ndryshme të jetës dhe veprës së tij dhe u frymëzova,” u shpreh Scott para prezantimit të koleksionit.

Padyshim që dizajneri i Moschino-s është nga ata dizajnerë që edhe kur mendon se ka tejkaluar veten, bën diçka më të mirë.

Koleksioni: