Një skandal ka ndodhur gjatë kësaj fundjave me aktorin e njohur të filmave, Alec Baldwin.
Aktori 60-vjeçar, është kapur nga kamerat derisa ka ushtruar dhunë ndaj një qytetari dhe atë në rrugët e New York-ut.
Ngjarja ka ndodhur pranë shtëpisë së tij, ndërsa nga pamjet e publikuara nga kalimtarët shihet se dhuna ka ndodhur në një burrë i cili thuhet të jetë rreth 49 vjeç.
Personi në fjalë duket se e ka ndjekur aktorin për t’i bërë fotografi ndërsa Baldwin duhet të ketë insistuar që ta linte rehat në këtë ditë pushimi.
Ai i kaloi dy orë në stacionin policor, kur dha në një deklaratë zyrtare se nuk e kishte goditur personin në parking.
Megjithatë, ai është akuzuar për sulm dhe kërcënim dhe se do të duhet të paraqitet para gjykatës më 26 nëntor për të mbrojtur veten.