“NË EMRIN TIM…”/ Ja çfarë na ka zbuluar Kida me postimin e fundit – AlpeGossip
“NË EMRIN TIM…”/ Ja çfarë na ka zbuluar Kida me postimin e fundit

“NË EMRIN TIM…”/ Ja çfarë na ka zbuluar Kida me postimin e fundit

Kida është një nga këngëtaret më të talentuara dhe të dashura të momentit. Këngët e saj kanë pasur gjithmonë sukses, duke u kthyer në hite dhe duke numëruar miliona klikime. Jo vetëm për faktin se këngët e saj kanë pasur shumë sukses, por ajo çfarë e bën këngëtaren një ndër më të dashurat për publikun është se Kida është një ndër artisteve që ka dhjetëra faqe ndjekësish me emrin e saj në Instagram.

Tashmë pushimet për artistët kanë përfunduar dhe si shumë të tjerë edhe Kida ka nisur nga puna për projektet e reja muzikore. Duket se nuk do të presim shumë nga kënga e saj e re, e cila duket se do të publikohet shumë shpejtë, kjo pasi ditën e sotme Kida ka zbuluar pak nga projekti i saj.

Së fundmi këngëtarja ka postuar një foto nga studioja e saj muzikore, ku përveç se ka treguar se po punon për këngën e re ka treguar edhe se është vendi ku ajo dëshiron të qëndrojë përgjithmonë.