Olimpia Smajlaj është një ndër vajzat më seksi që shohim në ekranet shqiptare.
Ajo prej dy sezonesh po bashkëpunon me moderatorin Ermal Mamaqi si këngëtare në emisionin e tij.
Olimpia gjithashtu ka tërhequr vëmendjen me stilin e saj ekstravagant dhe është shumë aktive në rrjetet sociale.
Ndërsa sot Olimpia ka vendosur t’u përgjigjet pyetjeve të fansave dhe shumë prej tyre janë kuriozë për jetën e saj personale.
“Si quhet i dashuri yt?”, e pyet një ndjekës Olimpian.
“Do të thuash të tre ata? Shefqeti, Paloka dhe Svetlana. Më pëlqen të eksperimentoj”, shkruan Olimpia me humor.
Këngëtarja ka sqaruar se përgjigjet e saj nuk do jenë aq të vërteta kështu që edhe kjo përgjigje për të dashurin ishte thjesht shaka.