SA ROMANTIK! Reperi shqiptar surprizon partneren shtatzënë në mes të emisionit (FOTO) – AlpeGossip
SA ROMANTIK! Reperi shqiptar surprizon partneren shtatzënë në mes të emisionit (FOTO)

SA ROMANTIK! Reperi shqiptar surprizon partneren shtatzënë në mes të emisionit (FOTO)

Dy javë më parë reperi i njohur Skerdi dha lajmin e ëmbël se është në pritje të fëmijës së parë. Ai publikoi një foto të bashkëshortes së tij ku shfaqej me barkun e rrumbullakosur dhe tha se shumë shpejt do të bëheshin prindër.

Ditën e sotme, gazetarja Vesa Rama ka qenë e ftuar në emisionin “Ftesë në 5” ku dhe ka folur më shumë për shtatzëninë dhe lidhjen e saj me reperin. Vesa rrëfeu se ka hyrë në muajin e gjashtë të shtatzënisë dhe se fal mbështetjes së partnerit çdo gjë ka shkuar mirë.

Mirëpo, Vesa përveç kësaj tha se ndonëse Skerdi është shumë i kujdeshëm nuk është shumë tip romantik dhe surprizat nga ana e tij nuk janë të shpeshta.

Në këtë moment, moderatorja Bieta Sulo ka ftuar në studio reperin i cili me një buqetë me lule e ka surprizuar partneren e tij në mes të emisionit. Skerdi është ulur në gjunjë teksa ka puthur barkun e  rrumbullakosur dhe më pas Vesën duke e emocionuar pa masë.