MODELJA SHQIPTARE SHIJON PUSHIMET ME DUA LIPËN/ Publikon FOTOT nga jugu i vendit – AlpeGossip
MODELJA SHQIPTARE SHIJON PUSHIMET ME DUA LIPËN/ Publikon FOTOT nga jugu i vendit

MODELJA SHQIPTARE SHIJON PUSHIMET ME DUA LIPËN/ Publikon FOTOT nga jugu i vendit

Artistja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa vazhdon të shijojë pushimet verore në Shqipëri së bashku me familjen dhe të dashurin e saj, Anwar Hadid.

Gjatë këtyre ditëve, autorja e shumë hiteve, ka ndarë me miliona ndjekësit e saj në rrjete sociale, duke treguar bukuritë shqiptare.

Së bashku me të ditën e djeshme ka qenë edhe modelja e njohur, Kristina Bakiu e cila ka treguar përmes një postimi në rrjetet sociale se është takuar me Dua Lipën. Modelja ka ndarë disa fotografi ku shihet bashkë me Duan, familjen e saj dhe disa miq në Butrint.

FOTOT
Dua ka udhëtuar nëpër vende të ndryshme turistike dhe nuk ngurron aspak të ju tregojë të gjithëve bukuritë shqiptare.

Kjo është një mënyrë e mirë për t’ju thënë miliona ndjekësve të saj se Shqipëria është kaq e bukur, prej së cilës nuk do të donte të largohej asnjëherë.