I TREGON SEKRETIN E SAJ TË FËMIJËRISË ALKETA VEJSIUT/ Përgjigja që mori na surprizoi… (FOTO) – AlpeGossip
I TREGON SEKRETIN E SAJ TË FËMIJËRISË ALKETA VEJSIUT/ Përgjigja që mori na surprizoi… (FOTO)

I TREGON SEKRETIN E SAJ TË FËMIJËRISË ALKETA VEJSIUT/ Përgjigja që mori na surprizoi… (FOTO)

Moderatorja Alketa Vejsiu vendosi ditën e djeshme që të niste një intervistë dixhitale. Të gjitha pyetjeve interesante që do t’i bëheshin në komente do t’u kthente përgjigje.
Mes shumë pyetjesh nga ndjekësit e saj, ajo që tërhoqi vëmendjen ishte dhe një koment i shkruar nga balerina Klaudia Pepa.

Klaudia pyeti Alketën se kur do të bëhet pjesë e një televizioni ndërkombëtar si dhe tregoi diçka që ndoshta nuk e kemi ditur më parë.

“Që e vogël lexoja gjithmonë intervistat e tua, më frymëzonin! Merrja shembull nga ty! Ndonjëherë kopjoja ndonjë frazë. Edhe sot ndaj të njëjtin mendim, vlerësim dhe dashuri për ty. Pyetja ime është: Edhe sa do të presim të të shohim në një TV ndërkombëtar?”, shkroi Klaudia.

“Të dua! Mbase kjo do të ndodhë kur ti të kesh bërë një eksperiencë të vërtetë si prezantuese në Itali dhe unë të kem mësuar pak hapa koreografike nga zhdërvjelltësia çudibërëse si balerinë. Të përqafoj”, iu përgjigj Alketa.

Ndërsa balerina e mbylli me komentin: “Zemër po ti di të bësh çdo gjë, për këtë je një yll”.