Modelja shqiptare 7 muajshe shtatzënë/ Zbulon gjininë dhe detaje të emrit të foshnjes (FOTO) – AlpeGossip
Modelja shqiptare 7 muajshe shtatzënë/ Zbulon gjininë dhe detaje të emrit të foshnjes (FOTO)

Modelja shqiptare 7 muajshe shtatzënë/ Zbulon gjininë dhe detaje të emrit të foshnjes (FOTO)

Modelja shqiptare që kurorëzoi dashurinë e saj një vit më parë është në pritje për t’u bërë nënë së shpejti. E ftuar në emisionin e pasdites “Rudina”, Vivian Canaj rrëfeu se ajo dhe bashkëshorti e donin shumë një fëmijë ndaj edhe lajmi i shtatzënisë i gëzoi pamasë.

Vivian tregoi ajo është në muajin e 7-të të shtatzënisë dhe se së shpejti do të bëhet me djalë. “I kam bërë qejfin bashkëshortit sepse ai donte djalë”- shtoi me shaka modelja. E pyetur lidhur me ecurinë e shtatzënisë ajo tregoi deri më tani ka shtuar 8 kilogramë dhe se ndonëse tani ndihet mirë muajt e parë kanë qenë tejet të vështirë duke qenë se ka pasur shume marrje mendsh, të vjella dhe gjendje të fikti.

Sa i përket emrit, nëna e ardhshme e showbizit tha se bebushi do të ketë një emër të përafërt me atë të bashkëshortit të saj, por preferoi ta lërë surprizë për ta zbuluar pasi bebi të vijë në jetë.