MËSOJENI TANI/ Pse nuk duhet ta përdorësh më këtë lloj sfungjeri në dush - AlpeGossip
MËSOJENI TANI/ Pse nuk duhet ta përdorësh më këtë lloj sfungjeri në dush

MËSOJENI TANI/ Pse nuk duhet ta përdorësh më këtë lloj sfungjeri në dush

Një pjesë e mirë e njerëzve besojnë se larja me këtë lloj sfungjeri është varianti më i mirë për t’u pastruar në dush, por kjo nuk është e vërtetë. Në këtë shkrim, ka një arsye pse ky variant pastrimi nuk është zgjedhja më e mirë, madje është alarmante.

Sipas një studimi në vitin 1994, të publikuar në “Journal of Clinical Microbiology”, ky lloj sfungjeri për dush është streha kryesore për të mbledhur bakteret. Duke e përdorur në dush, bakteret që rriten brenda tij jo vetëm mund të përhapen, por njëkohësisht mund të transmetojnë edhe një lloj bakteri tjetër (pseudomonas aeruginosa), i cili është mjaft i rrezikshëm dhe mund të shkaktojë sëmundje te kafshët.

Por nga vjen ky lloj bakteri? Kur përdor këtë lloj sfungjeri, largon lëkurën e vdekur nga trupi, bashkë me papastërtitë e mbledhura në trup. Pastaj, nëse sfungjeri nuk është plotësisht i shpëlarë, rreziku është që papastërtitë e djeshme t’ia transmetosh sërish vetes. Ndërsa nëse e ke shpëlarë dhe e ke lënë të thahet, heq kështu mundësinë e rritjes dhe grumbullimit të baktereve.

Por papastërtitë dhe bakteret në dush nuk vijnë vetëm nga sfungjeri. Megjithatë, mënyra më e mirë për ta mbajtur atë sa më pastër është pastrimi pas çdo përdorimi dhe tharja njëkohësisht.