RIKTHIMI I BUJSHËM NË SKENË/ Zbulohet kush e shoqëronte Elvana Gjatën në koncertin e Prishtinës (FOTO+VIDEO) – AlpeGossip
RIKTHIMI I BUJSHËM NË SKENË/ Zbulohet kush e shoqëronte Elvana Gjatën në koncertin e Prishtinës (FOTO+VIDEO)

RIKTHIMI I BUJSHËM NË SKENË/ Zbulohet kush e shoqëronte Elvana Gjatën në koncertin e Prishtinës (FOTO+VIDEO)

Rikthimi i Elvana Gjatës në skenë pas shkëputjes disa mujore ishte vërtet i bujshëm.

Këngëtarja shqiptare e cila ishte tërhequr pas vrasjes në ish-Bllok ku mbeti i përfshirë partneri i saj, Ervin Mata, mbajti një koncert madhështor me rastin e 11-vjetorit të pavarësisë së Kosovës.

Ajo u përfol për një ndarje nga i fejuari pasi në koncert performoi pa unazën e fejesës. Por pak ditë më parë një foto e realizuar gjatë provave të koncertit, na vërtetoi se Elvana e kishte ende unazën dhe gjërat mund të jenë Ok për çiftin.

Por kush e shoqëroi Elvana Gjatën në koncertin që u mbajt në Prishtinë?

Për të folur për të rejat më të fundit ishin të ftuar sot në emisionin “Rudina” në Tv Klan, gazetaret Iva Tiço dhe Enxhi Lula, si dhe blogeri Olti Curri.

Ky i fundit zbuloi se Elvana shoqërohej nga prindërit, por jo nga e motra Migena e cila ishte e angazhuar me një koncert të sajin:

“Elvana ka qenë e shoqëruar nga prindërit e saj në këtë koncert, pas kësaj periudhe të pakënaqshme që ka kaluar”, tha Curri.

“Elvana nuk është nga ata njerëz që ka folur për jetën private, nuk ka bërë kurrë show me të dhe goditja që mori ishte e rëndë. Ishte pak e vënë me shpatulla pas muri, por ia doli të dilte, duke thënë dhe duke mos thënë asgjë”, tha Tiço.

Ndërkohë ende nuk e dimë se çfarë po ndodh me Ervinin pas vështirësive që u krijuan pas shpalljes së tij në kërkim për të dhënë dëshminë mbi vrasjen në ish-Bllok ku mbeti i vrarë një person.