Festë beqarie për Lindin? Zbuloni këngëtarin që dëshiron Venera në dasëm (VIDEO) – AlpeGossip
Festë beqarie për Lindin? Zbuloni këngëtarin që dëshiron Venera në dasëm (VIDEO)

Festë beqarie për Lindin? Zbuloni këngëtarin që dëshiron Venera në dasëm (VIDEO)

Ata të dy janë një nga çiftet më të dashura nga showbizz-i shqiptar. 5 vjetori i raportit të Venerës dhe Lindit u kurorëzua me këngën “Betohem” teksa shumë të tjerë, ndjekës të tyre, presin një tjetër finalizim.

Moderatori Ermal Peçi e pyet Venerën në “Një kat më lart” për dasmën e tyre, të cilën sigurisht Venera e mendon, por siç thotë, do të ndodh kur ti vij momenti. Këngëtarja i tregoi Ermalit se ka një marrëdhënie shumë të mirë më nënën e Lindit, të cilën shpesh e thërret në emër e shpesh ‘mami’, varet nga momenti. Biseda sjell shumë të qeshura në program sidomos teksa Ermali i kërkon Venerës njw vajzë në festën e beqarisë tw Lindit.

“Po të duash ti, sjellim ndonjë personazh edhe nga Italia” thotë me shaka moderatori, duke kërkuar të kuptojmë shijet e Venerës ndaj mbrëmjes “hot” të beqarisë. Duke u menduar, këngëtarja thekson se vajza duhet të jetë e mirë, ti kënaqi djemtë në festë. Po cili këngëtar do të këndontë në dasmën e tyre? Nuk mendohet shumë, Venera e ka një dëshirë. Zbuloni më shumë në minutën e 22-të të videos nga programi ‘Një kat më lart’.