Menduat se u harrua ‘’sfida e 1 Majit’’? Noizy i dërgon këtë mesazh Blerim Destanit, aktori i’a kthen me…(FOTO) – AlpeGossip
Menduat se u harrua ‘’sfida e 1 Majit’’? Noizy i dërgon këtë mesazh Blerim Destanit, aktori i’a kthen me…(FOTO)

Menduat se u harrua ‘’sfida e 1 Majit’’? Noizy i dërgon këtë mesazh Blerim Destanit, aktori i’a kthen me…(FOTO)

Kishte disa muaj që në publik po bëntë bujë lajmi për një “sfidë fizike” mes Noizy-t dhe Blerim Destani.

Stërvitje të fuqishme në palestra, shumë kilogramë pesha për t’i bërë muskujt akoma edhe më të skalitur dhe asnjëherë nuk kanë munguar videot dhe fotot publike ku djemtë provokonin njëri-tjetrin.

Data 1 maj kaloi dhe mesa duket sfida e shumëpërfolur nuk u zhvillua, ndërsa së fundmi ka qenë Noizy i cili i ka dërguar një mesazh publik aktorit me një foto ku shfaqet me yjet e Hollywood, Morgan Freeman dhe John Travolta.

“I’m so proud of you bro ,mos mendo se kam harru për bastin. Thjesht po pres të mbarosh xhirimet”, i shkruan Noizy, Blerimit në foton e postuar ndërsa aktori ja ka kthyer duke i komentuar me disa emoji zemre.

Kush do të fitojë Noizy apo Blerimi? Le të presim, me siguri që djemtë pavarësisht rezultatin do të mbeten miq të mirë…