“ULEM DHE FLAS ME HËNËN”/ Miriam Cani na perloti me dedikimin rrënqethës (FOTO) – AlpeGossip
“ULEM DHE FLAS ME HËNËN”/ Miriam Cani na perloti me dedikimin rrënqethës (FOTO)

“ULEM DHE FLAS ME HËNËN”/ Miriam Cani na perloti me dedikimin rrënqethës (FOTO)

Miriam Cani mbetet prej vitesh një nga këngëtaret më të dashura për publikun dhe ndër më të komentuarat në media, si për anën profesionale, projektet e reja në ekran dhe për jetën private e martesën me Alban Skënderaj.

Mbrëmja e sotme e ka gjetur të trishtuar Miriamin e cila ka postuar në Instastory një foto ku tregon hënën e fotografuar nga xhami i dritares.

Por fjalët bashkangjitur janë rrënqethëse pasi Miriam duket se ja dedikon nënës së saj.

“Në mbrëmje kur yjet ndriçojnë dhomën time, ulem vetëm dhe flas me hënën, duke u munduar të arrij tek ti, me shpresën se ti je në anën tjetër duke më folur mua gjithashtu”, shkruan Miriam.