Kjo video e Rihanna-s që i shmanget buqetës së nuses sapo na shkriu së qeshuri - AlpeGossip
Kjo video e Rihanna-s që i shmanget buqetës së nuses sapo na shkriu së qeshuri

Kjo video e Rihanna-s që i shmanget buqetës së nuses sapo na shkriu së qeshuri

Muajin e kaluar u bë publik lajmi se Rihanna ishte ndarë nga i dashuri i saj miliarder, Hassan Jameel, por kjo nuk do të thotë se ajo nuk është ende gati të vendosë për të krijuar një lidhje të re.

Gjatë fundjavës që lamë pas ylli botëror i muzikës ishte në Barbados si shoqëruese e nuses për mikeshën e saj të fëmijërisë, Sonita Alexander. Ajo u shfaq mahnitëse me një fustan blu mbretëror dhe i shkriu të gjithë së qeshuri në momentin që nusja hodhi buqetën e luleve.

Ndërkohë që të gjithë po rrinin pas nuses dhe po zgjateshin kush e kush ta kapte më parë buqetën e luleve, Rihanna iu shmang asaj dhe pikërisht ky moment u fiksua nga kamerat amatore dhe tashmë po bën xhiron e rrjetit.