“MOS NA JEPNI SHUMË…”/ Orinda iu kthehet ndjekësve që e kritikuan për mënyrën si ushqen vajzën – AlpeGossip
“MOS NA JEPNI SHUMË…”/ Orinda iu kthehet ndjekësve që e kritikuan për mënyrën si ushqen vajzën

“MOS NA JEPNI SHUMË…”/ Orinda iu kthehet ndjekësve që e kritikuan për mënyrën si ushqen vajzën

Orinda Huta ndan herë pas here në Instagram momente të ëmbla me Atarën, por së fundmi ndjekësit i kanë bërë vërejtje për mënyrën se si e ushqen.

Orinda ka treguar se të voglën e ushqen me qumësht gjiri dhe formulë, duke qenë se nuk është i mjaftueshëm qumështi i saj dhe i ka dhënë një mesazh të gjitha nënave.

“Ky moment nuk ka çmim dhe lus Zotin çdo ditë të zgjasë sa duhet. Nuk ka formulë që e zëvendëson qoftë dhe thjesht lidhjen që krijohet. Megjithatë mungesa dhe problematikat që mund të dalin nuk duhet t’ju trishtojnë. Unë jam nga ato nëna që do e provoj deri në fund, ta mbaj me gji Atarën. Aq sa më ka rekomanduar mjeku. Se ia hedh në shishe a se ia jep direkt, nuk ka fare rëndësi. Megjithatë shëndeti i saj mbi të gjitha. Nëse nuk e ngop do përdor edhe formulën pa hequr gjirin. E mos na jepni shumë mend se si jepet me gji deri në 4 vjet (s’ka asgjë të bukur). Nuk ju bën më shumë nëna të mira se ajo që nuk mundet fare. Ndani eksperiencat, por pa drejtuar gishtin te nënat. Nuk më besohet sa aspak empatike janë disa gra”, shkruan Orinda.