KUJDES NGA MASHTRIMET/ Sidrit Beljeri tregon si i kërkuan para në rrugë në emër të tij – AlpeGossip
KUJDES NGA MASHTRIMET/ Sidrit Beljeri tregon si i kërkuan para në rrugë në emër të tij

KUJDES NGA MASHTRIMET/ Sidrit Beljeri tregon si i kërkuan para në rrugë në emër të tij

Sidrit Bejleri ishte sot i ftuar në programin “BE CAFFEE” te “E Diela Shqiptare” ku foli për ekperiencën e tij në emisionin “Shqiptarët për Shqiptarët”.

Këngëtari nga Shkodra tregoi edhe një episod në lidhje me mashtrimet që bëhen sot në emër të tij dhe të emisionit.

Vetë Sidriti kishte takuar një person që kërkonte para në emër të emisionit, pasi nuk e kishte njohur këngëtarin me syze dhe kapelë.

Për të gjithë të interesuarit që duan të kontribuojnë sado pak për njerëzit në nevojë, Sidriti tha se nuk ka persona në terren dhe se për të qenë sa më i bësueshëm, emisioni operon vetëm me numra llogarie.

“Shqiptarët për shqiptarët” është një emision që transmetohet çdo të premte ora 21:00 në “News24” dhe që u vjen në ndihmë të shqiptarëve në nevojë.