Olti Curri thumbon “Top Channel”/ Lori Hoxhës me siguri nuk ka pëlqyer aspak (FOTO) – AlpeGossip
Olti Curri thumbon “Top Channel”/ Lori Hoxhës me siguri nuk ka pëlqyer aspak (FOTO)

Olti Curri thumbon “Top Channel”/ Lori Hoxhës me siguri nuk ka pëlqyer aspak (FOTO)

Olti Curri është i njohur për kritikat e shumta në adresë jo vetëm të personazheve publikë, por edhe fenomeneve të ndryshme sociale. Ai është shumë aktiv në rrjetet sociale dhe nëse e mbani mend ai më parë ka qenë pjesë e Top Channel, ku bashkëpunimi i fundit me këtë TV ishte si autor dhe opinionist në emisionin Big Brother Fan Club, por në një intervistë para disa muajsh ai pranoi se i ka shkëputur marrëdhëniet me ta dhe nuk kurseu as kritikat.

Mirëpo ai e ka hedhur sërish një thumb për këtë televizion me anë të një postimi në instastory.

Ai ka publikuar një video të disa njerëzve që siç kuptohet janë afrikanë të cilët u bien qypave dhe instrumenteve të tjerë tradicionalë për ta dhe shkruan: “Si më tingëllon mua sezoni i ri televiziv në TCH”.

Me siguri Lori Hoxha se ka pritur aspak mirë këtë ose shpresojmë të mos e ketë parë fare.