“O ÇUNI NA E VAR PAK “/ Ja përgjigja që i ka dhënë Elvis Pupa partneres së tij (FOTO) – AlpeGossip
“O ÇUNI NA E VAR PAK “/ Ja përgjigja që i ka dhënë Elvis Pupa partneres së tij (FOTO)

“O ÇUNI NA E VAR PAK “/ Ja përgjigja që i ka dhënë Elvis Pupa partneres së tij (FOTO)

Elvis Pupa ndonëse nuk është aktiv për momentin në ekranin shqiptar, ka krijuar “ekranin” e tij të përditshëm në Instagram ku nuk i kursen batutat dhe komentet komike që bën sa herë poston një foto të re. Nëse ende nuk e ndiqni në Instagram, mos prisni gjatë për ta bërë sepse do të kënaqeni vërtetë me humorin e tij.

Më pikantet janë komentet që Visi i kthen bashkëshortes së tij, Belinës. Vetëm pak orë më parë, ai kishte postuar një foto ku kishte pozuar me qëndrimin largpamës nga panorama që kishte përballe.

Vetëm kaq i ka mjaftuar Belinës për të komentuar me shaka: “Na e var njëcik o çuni” dhe e menjëhershme ka qenë përgjigja komike e Elvisit; “Veç me tu var në qafë ka ngel…” – ka përfunduar ai.

S’do mend ta kuptoni se sa pëlqime ka marrë ky koment dhe sa suportivë janë treguar ndjekësit meshkuj të Elvisit të cilët janë shprehur se ai “ia di mirë hallin”.

Ne themi që Visi të frymëzohet nga reagimet që i bëjnë ndjekësit dhe të mos e presi gjatë për tu shfaqur sërish në ekranin shqiptar pasi vërtetë mungon.