HARROJINI TË BËRTITURAT/ Renato Mekolli sjell surprizën e radhës në ekran – AlpeGossip
HARROJINI TË BËRTITURAT/ Renato Mekolli sjell surprizën e radhës në ekran

HARROJINI TË BËRTITURAT/ Renato Mekolli sjell surprizën e radhës në ekran

Emisioni i ri “Hell’s Kitchen” i shefit të kuzhinës Renato Mekolli ka bërë bujë të madhe këto javë në media. Skenat në vendin e gatimit kanë qenë më të përfolurat në rrjet dhe Renato u kthye në një ndër personazhet më të komentuar të momentit nga publiku shqiptar.

Mirëpo, duke qenë se emisionit “Hell’s Kitchen” po i vjen fundi, Renato po përgatitet për surprizën e re që do të sjellë në ekran.

I kontaktuar nga ‘Prive’, shefi i kuzhinës është shprehur për emisionin e ri i cili mendohet të jetë me fëmijë.

“Për momentin nuk do doja të bëja asnjë koment për emisionin e ri. Sapo të mbaroj Hell’s Kitchen patjetër që po. Dua të kem edhe unë diçka të sigurt para se të flas.”