”MË NË FUND KISHA GJOKS SI SHOQET E MIA”/ Dojna Mema tregon momentin më të lumtur – AlpeGossip
”MË NË FUND KISHA GJOKS SI SHOQET E MIA”/ Dojna Mema tregon momentin më të lumtur

”MË NË FUND KISHA GJOKS SI SHOQET E MIA”/ Dojna Mema tregon momentin më të lumtur

Moderatorja bukuroshe dhe shumë e komentuar në media, Dojna Mema ka vendosur t’u përgjigjet pyetjeve të fansave në Instagram të cilët sigurisht janë kuriozë për jetën e saj dhe duan të dinë më shumë.

Një prej fanseve e ka pyetur Dojnën se cili ka qenë viti më i bukur i gjimnazit për të. Moderatorja i ka treguar se ka qenë viti i dytë për një arsye të veçantë.

“Viti i dytë gjimnaz: Fillova të ndihesha e lirë, e pavarur, e rritur, ose thjesht isha njeriu më i lumtur në botë se më në fund kisha edhe une gjoks si shoqet e mia”, shkruan Dojna.

Moderatorja ka treguar gjithashtu se kur është e mërzitur shan dhe bën sherr e në fund i vendos maskë fytyrës.

E pyetur se në çfarë beson, Dojna është përgjigjur se beson tek vetja, njerëzit e mirë, pa komplekse dhe ata që e kanë mbështetur atëherë kur nuk ishte këtu ku është sot.