”I JAPIN RËNDËSI VETES”/ Moderatorja shqiptare ”thumbon” VIP-at publikisht – AlpeGossip
”I JAPIN RËNDËSI VETES”/ Moderatorja shqiptare ”thumbon” VIP-at publikisht

”I JAPIN RËNDËSI VETES”/ Moderatorja shqiptare ”thumbon” VIP-at publikisht

Moderatorja e njohur Ester Bylyku ka qenë e ftuar ditën e sotme në emisionin ‘Ditë e re’, me moderatorët Kelvi Kadilli dhe Arjola Shehu. Ndër të tjera Ester ka folur hapur për problemet e saj me disa nga VIP-at.

E pyetur nga Kelvi se cilët janë personazhet e showbizit për të cilët ajo nuk ka simpati, Esteri është përgjigjur se janë disa.

“Janë disa emra në fakt. Programi është edhe i ri dhe ka njerëz që thonë dua të shoh pak atë puntatën në Youtube pastaj vij. Domethënë nuk e kanë atë besimin 100 përqind. Ka dhe njerëz që përpiqen maksimalisht të tregojnë një rëndësi që nuk e kanë dhe i shkaktojnë vonesën që nuk duhet t’i shkaktojnë programit.”

Më tej ajo ka vijuar të thotë: “Për shembull e them gjithmonë që të ftuarit janë të ndarë. Të ftuarit e rëndësishëm  dhe pjesa mbushëse dhe problem është se të ftuarit e rëndësishëm ata më të thjeshtët që vijnë, kjo pjesa mbushëse që jemi kshu obobo kemi hall po i fusim, këto të hapin problemin”. Sa i përket termit dorë e dytë që ajo ka përdorur, Ester ka thënë se personazhet e tillë janë ata që duan t’i japin vetes një rëndësi që nuk e kanë.