“KAM VENDOSUR TË LARGOHEM”/ Lei Kraja bën njoftimin e papritur – AlpeGossip
“KAM VENDOSUR TË LARGOHEM”/ Lei Kraja bën njoftimin e papritur

“KAM VENDOSUR TË LARGOHEM”/ Lei Kraja bën njoftimin e papritur

Lei Kraja ka marrë një vendim të rëndësishëm për karrierën e saj, të cilin e ka bërë të ditur gjatë programit “Ditë pas dite”.

Lei ka treguar se nuk do e shohim më si moderatore sportive, pasi ka vendosur të largohet përfundimisht nga ky profil. Ajo ka shtuar se do të merret me projekte të tjera.

“Jam duke u marrë me disa projekte, por janë larg sportit, pasi nuk dua më të përfshihem më me të. Kam vendosur të heq dorë”, ka thënë moderatorja.