“SHPIRTI YT I BUKUR E MERITON”/ Adelina Ismaili surprizon Zanfinën për ditëlindje (FOTO) – AlpeGossip
“SHPIRTI YT I BUKUR E MERITON”/ Adelina Ismaili surprizon Zanfinën për ditëlindje (FOTO)

“SHPIRTI YT I BUKUR E MERITON”/ Adelina Ismaili surprizon Zanfinën për ditëlindje (FOTO)

Këngëtarja Zanfina Ismaili feston sot ditëlindjen. Ajo ka mbushur 34-vjeç dhe në ditën e saj të veçantë nuk kanë munguar urimet e shumta. Një ndër urimet më të bukura është padyshim ai i motrës së saj, Adelinës.

Adelina e ka suprizuar të motrën me fjalët më të bukura. Ajo ka publikuar një foto të Zanfinës në Instastory krah së cilas shkruan se i uron më të mirat pasi një shpirt i bukur si saj i meriton.

“Ditën që linde ti, një ëngjëll pëshpëriti: “Ajo do ketë pamjen e një zane dhe një shpirt si i imi”. Ti ishe për mua foshnja më e bukur në botë dhe akoma je. U rrite dhe je zonja më e bukur në botë. Bashkë zihemi, qeshim, qajmë, këndojmë dhe kërcejmë.

Në çdo hap që ke hedhur, më ke bërë krenare. Sot festojmë lindjen tënde. Mezi pres të fillojmë rrugëtimin e lumturisë tënde. Të uroj veç më të mirat, shpirti yt i bukur i meriton. Të dua më shumë nga ç’mund të shpreh me fjalë. Le të fillojë festa! Gëzuar ditëlindjen princesha ime e bukur”, ka shkruar këngëtarja.