ME MALL NGA LARG/ Ermal Meta uron 3 gratë më të mrekullueshme të jetës së tij (FOTO) – AlpeGossip
ME MALL NGA LARG/ Ermal Meta uron 3 gratë më të mrekullueshme të jetës së tij (FOTO)

ME MALL NGA LARG/ Ermal Meta uron 3 gratë më të mrekullueshme të jetës së tij (FOTO)

Në Ditën e Nënës, këngëtari i njohur Ermal Meta ka bërë një dedikim special për 3 gratë më të mrekullueshme të jetës së tij!

Këngëtari i njohur shqiptar, ka publikuar një foto të shkëputur nga video biseda me gjyshen, nënën dhe motrën e tij për t’i ururar sot ato me rastin e festës ndërkombëtare të nënave.

Nga larg dhe me shumë mall, për shkak të pandemisë së koronavirusit, Ermali bën një dedikim të përzemërt.

“Urime gra të mrekullueshme. Ju dua me gjithë qenien time. Nënë, gjyshe, motër”, shkruan Ermali Meta në foton e publikuar.

Ermal Meta po e kalon situatën me pandeminë larg njerëzve të tij të dashur. Ai ka qenë mjaft aktiv në Instagram, me video live ku ka interpretuar bashkë me kolegë të tjerë, muzikë të njohur për të argëtuar ndjekësit e tij.

Këngëtari nuk e ka fshehur asnjëherë origjinën dhe i tregon me krenari rrënjët e tij sa herë që i jepet mundësia.