Sa është dobësuar! Kylie Jenner rikthehet në rrjetet sociale (FOTO) – AlpeGossip
Sa është dobësuar! Kylie Jenner rikthehet në rrjetet sociale (FOTO)

Sa është dobësuar! Kylie Jenner rikthehet në rrjetet sociale (FOTO)

Pasi u “zhduk” nga rrjetet sociale gjatë shtatzënisë, Kylie Jenner vendosi të rikthehej me një video ku rrëfente se vajza e saj, Stormi, kishte ardhur në jetë.

Pas lindjes së vajzës, Kylie Jenner është fotografuar nga paparacët gjatë shëtitjeve të saj, por postime në rrjetet e saj sociale ajo nuk kishte bërë.

Dhe duket se pritjes së fansave për të parë Kylie Jenner aktive në rrjetet sociale i erdhi fundi.

Bukuroshja zgjodhi ditën e Shën Valentinit për të publikuar një foto të saj, pa praninë e partnerit, ku shfaqej shumë në formë.

E veshur me pantallona të shkurtra, bluzë të zezë dhe çizme me taka, Kylie Jenner u ka uruar fansave të saj Shën Valentin të lumtur.