Nik Xhelilaj ka ndërtuar tashmë në Turqi një karrierë të suksesshme duke pasur role të rëndësishme në filma shumë të ndjekur ku i fundit ishte “Payitaht: Abdülhamid (Perandori i fundit)”.
Aktori shqiptar dje ka qenë i ftuar në një event dedikuar artistëve në Turqi, por kur ka parakaluar në tapetin e kuq, Nik ka habitur me pamjen.
I veshur me të zeza plot stil, me flokët dhe mjekrën e rritur, Nik Xhelilaj thuajse nuk njihet me pamjen e re.
Me këtë ndryshim, aktori shqiptar ka marrë shumë hijen e aktorëve turq.