Thumb këtë të shtunë kishte të ftuar gazetaren e njohur, tashmë moderatore e emisionit “Siluetë”, Gerta Gixhari.
Gerta e nisi karrierën e saj si gazetare politike në një prej redaksive të informacionit në vend, por prej javësh e shohim në RTSH me programin rozë, “Siluetë”.
E pyetur nga Thumb për arsyen e kalimit nga politika në showbizz, Gerta ka treguar se kalimi ka ardhur si pasojë e ndryshimit të “filozofisë” së gazetarisë politike.
“Kam kohë që jam në emision dhe jam shkëputur nga politika dhe them se kam bërë shumë që jam shkëputur këto ditët e sotme. Ka humbur disi sensi i gazetarëve të pavarur. Mendoj që tani nuk ka më gazetarë politikë të pavarur”, – ka treguar Gerta.
E pyetur nëse gazetarët politikë janë të blerë, ajo shprehet: “Nuk varet kjo nga gazetarët. Varet nga redaksitë!”.
Më pas, moderatorja ka treguar se në kohën kur ishte pjesë e kësaj gazetari nuk kishte censurë në redaksi dhe e ndiqnin të gjithë fushatën të vetëm dhe nuk kishin asnjë pengesë.
Intervistën e plotë të Gerta Gixharit e gjeni në linkun e mëposhtëm.
Gerta Gixhari rrefen ne Thumb karrieren e saj dhe marredhenien e saj me te motren Olta Gixhari. Ku ngjajne dhe ku ndryshojne ato te dyja?Aulona dhe Fatma kete jave kane sfiduar njera-tjetren se cila prej tyre arrin te beje me mire pizza ne ambjentet e Proper Pizza. Kush fitoi kete jave Proper Aulona apo Proper Fatma? 🙂
Posted by Blitz.al on Samstag, 24. Februar 2018