“NUK E NJOH MË “/ Ema Andrea “futet në sherr” me motrën dhe shkak bëhet vëllai i tyre (FOTO) – AlpeGossip
“NUK E NJOH MË “/ Ema Andrea “futet në sherr” me motrën dhe shkak bëhet vëllai i tyre (FOTO)

“NUK E NJOH MË “/ Ema Andrea “futet në sherr” me motrën dhe shkak bëhet vëllai i tyre (FOTO)

Ema Andrea dhe motra e saj Antonela Hako kanë dalë për herë të parë bashkë në një emision.

Ato ishin të ftuarat e para të “BE Caffee”, te “E Diela Shqiptare”, që nisi sot transmetimin nën drejtimin e aktorëve të dashur për publikun si, Bes Kallaku, Erion Isai dhe Olsi Bylyku.

Pjesë e emisionit u bë dhe vëllai i aktores Ema Andrea. Për të gjithë ju që nuk e dini Ema ka një vëlla binjak, i cili quhet Enea.

 

Nëpërmjet një videoje që u transmetua gjatë emisionit, Enea iu përgjigj disa pyetjeve vërtet interesante që ngjallën kureshtjen e të gjithëve, por edhe futën në “sherr”motrat me njëra tjetrën.

Cila nga motrat të merr më shumë në telefon?

Kush te përkëdhel më shumë?

Kush të bën më shumë kritika?

Në dy pyetjet e para Ema Andrea priste të përmendej emri i saj, por jo. Enea tha se Antonela e merr më shumë në telefon, e përkëdhel më shumë madje edhe i bën më shumë kritika.

Kjo përgjigje nuk pritej nga aktorja, e cila tha se nuk e njeh më vëllain e saj pas kësaj interviste. Sigurisht gjithçka ishte në kuadër të humorit, pasi Enea tregoi se e admironte shumë “gjysmën e tij”.