DOLI MË NË FUND/ Ky është trailer-i i filmit “Dy gisht mjaltë” (VIDEO) – AlpeGossip
DOLI MË NË FUND/ Ky është trailer-i i filmit “Dy gisht mjaltë” (VIDEO)

DOLI MË NË FUND/ Ky është trailer-i i filmit “Dy gisht mjaltë” (VIDEO)

Trailer-i i filmit “Dy gisht mjaltë”, tashmë sapo është publikuar dhe pritet që së shpejti komedia romantike të lançohet në të gjitha kinematë në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni.

Dy protagonistët kryesorë të filmit janë moderatori i njohur Ermal Mamaqi dhe këngëtarja Elvana Gjata.

Fabula ka në qendër një histori dashurie që ka brenda saj, romancë, ndarje, trishtim, rilidhje, dasmë, aventurë, çmenduri, etj.

Si edhe ju vetë mund ta shihni në trailer-in e mëposhtëm të publikuar nga Ermali, pjesë e kastit janë figura të rëndësishme të kinematografisë shqiptare, si Bujar Asqeriu, Marjana Kondi dhe Natasha Sela.

Po ashtu pjesë e filmit është edhe Erion Veliaj, Holta Daku, Florian Agalliu, Ervin Bejleri, Rezart Veleshnja, Megi Pojani etj.

Theksojmë se për Mamaqin, kjo nuk është hera e parë që merr pjesë në një projekt të tillë. Rikujtojmë se ai ka aktruar edhe tek filmi “Femrat.”

Ndërkohë për Elvanën kjo është hera e parë që merr pjesë në një film të mirëfilltë, megjithëse këngëtarja ka mbaruar studimet për regji.