NGA FRIKA TEK SIKLETI MADH/ Gjërat që nuk i dinim për Olti Currin (FOTO) – AlpeGossip
NGA FRIKA TEK SIKLETI MADH/ Gjërat që nuk i dinim për Olti Currin (FOTO)

NGA FRIKA TEK SIKLETI MADH/ Gjërat që nuk i dinim për Olti Currin (FOTO)

Gjithmonë është shquar për natyrën e tij karizmatike dhe sinqeritetin e mendimeve, ndonëse të vrazhda ndonjëherë. E kemi fjalën për Olti Currin i cili e ka nisur karrierën e tij si gazetar, duke vazhduar më pas si blogger, opinionist në studio të ndryshme, madje edhe tekst-shkrues për këngë të suksesshme. Profili i tij në Facebook dhe Instagram numëron me mijëra ndjekës.

 

Përsa i takon jetës së tij personale dimë shumë pak, por së fundmi kemi mësuar nga Olti disa detaje shumë interesante. Ai i urren fishekzjarret dhe festën e Halloween-it. Madje ai ka një shkrim të keq dhe tani nuk dëgjon më dot asnjë këngë të Laura Pausinit. A do e mendonit ndonjëherë këtë për Olti Currin?

Jo vetëm kaq. Ai ka renditur në një prononcim ekskluziv për “revistawho.com” edhe disa detaje qe nuk i dinim nga jeta e tij.

Ja cilat janë ato:

1-Kam pasur një qen që e adoptova dhe e hoqa për 24 orë sepse aty zbulova alergjinë nga lëkura e kafshëve. Quhej Willi.

2- Kam frikë detin natën.

3-Kam një stërdhëmb.

4-Urrej festën e Halloween.

5-Urrej fishekzjarret.

6-Dhallën e kam provuar për herë të parë 25 vjeç. Më herët ma shpifte.

7-Nuk dëgjoj dot asnjë këngë të Laura Pausinit.

8-Sikleti më i madh për mua është kur më fërkohet piruni tek dhëmbët dhe mbushem me mornica.

9-Kam shkrim të keq.

10-Gatuaj shumë mirë pasta me ton dhe fasule.