Aktorja e famshme Shannen Doherty se do ti nënshtrohet një operacioni tjetër.
Aktorja e “Beverly Hills 90210” është në një betejë me kancerin e gjirit dhe bëri të ditur lajmin me anë të një postimi në Instagram.
47-vjeçarja ka postuar një fotografi me mjekun e saj dhe shkruan: “Mjeku im më mori gjak për operacionin tim të ardhshëm. Marsi P ishte i duruar me mua.”
Doherty nuk zbuloi detaje të reja mbi operacionin.
Ajo është diagnostikuar fillimisht me kancer në vitin 2015 dhe iu nënshtrua kimioterapisë si edhe një operacioni për heqjen e gjoksit.
Muajin e kaluar aktorja zbuloi se kanceri iu ishte rikthyer.