NË “INSTAGRAM” TË NDARË, NË REALITET TË LIDHUR/ Melisa Lleshi dhe Andi Shehi kapen mat krah njëri-tjetrit – AlpeGossip
NË “INSTAGRAM” TË NDARË, NË REALITET TË LIDHUR/ Melisa Lleshi dhe Andi Shehi kapen mat krah njëri-tjetrit

NË “INSTAGRAM” TË NDARË, NË REALITET TË LIDHUR/ Melisa Lleshi dhe Andi Shehi kapen mat krah njëri-tjetrit

Andi Shehi dhe Melisa Lleshi janë rikthyer sërish bashkë. Ndonëse ata nuk e kanë bërë me dije ribashkimin në rrjetet sociale, janë fotografuar krah njëri-tjetrit duke shuar çdo dyshim.

Thuhet se çifti vijon bashkëjetesën në Tiranë dhe këto foto e bëjnë shumë të besueshme këtë gjë.

Në Instagram ata vijojnë të mos ndiqen dhe po ashtu nuk i kanë rikthyer fotot me njëri-tjetrin. ka njerëz që mendojnë se gjithë kjo ka qenë për zhurmë dhe marketing pasi është e disata herë që përsëritet e njëjta situatë mes tyre.

Ishte Melisa ajo që përmes disa Instastory-sh të para pak javësh shkruante se ishte e penduar deri në pikë të fundit duke shtuar: “Veç unë e ti e dimë sa shumë nuk kam folur. Nuk më intereson çka ju të gjithë mendoni sepse ky është limiti”.

Ajo e kishte hequr Andin nga lista e personave që ndiqte teksa kishte fshirë po ashtu edhe fotot. Njësoj si ajo kishte vepruar edhe Andi. Pas një dite Melisa reagoi sërish në rrjetet sociale duke shkruar “Mbase jam pak impulsive, më fal për fjalët e gabuara që të thashë sepse isha me nerva”.

Pas disa ditësh Andi postoi një status ku shkruante: “Do doja ta dije si ndihem”, duke lënë të nënkuptohet se ky mesazh i drejtohet Melisës.

Kjo nuk është hera e parë që çifti zënkat apo keqkuptimet i pasqyron në rrjetet e tyre sociale. Edhe herë të tjera është përsëritur e njëjta gjë dhe pak pas kohësh ata janë ribashkuar.

Nuk dihet nëse ata janë më të vërtetë kaq impulsivë sa pretendojnë apo është e gjitha një strategji për të qenë në qendër të vëmendjes dhe mediave.