BLEJNE KLIKIME/ Ja si i ironizon Lumi B këta lloje këngëtarësh (FOTO) – AlpeGossip
BLEJNE KLIKIME/ Ja si i ironizon Lumi B këta lloje këngëtarësh (FOTO)

BLEJNE KLIKIME/ Ja si i ironizon Lumi B këta lloje këngëtarësh (FOTO)

Reperi i njohur Lumi B, është shumë i pëlqyer për këngët e tij.
Ai është gjithashtu një emër mjaft i ndjekur në rrjetet sociale, në të cilat shpesh ndan me ndjekësit imazhe të ndryshme nga jeta e tij.

Në të shumtën rasteve, në Instagramin e tij nuk mungojnë statuset satirike apo edhe thumbuese.

Diçka të tillë, reperi e ka bërë në fotografinë e fundit, ku shfaqet me një kapelë polici në kokë.

Me shaka, Lumi shkruan në mbishkrimin e fotografisë se është bërë polic i klikimeve false.

“Polici i klikimeve, kush po i blen?”, shkruan ai në mbishkrimin e fotografisë, duke thumbuar kështu kolegët e tij.

Blerja e klikimeve është një fenomen i cili ka prekur një pjesë të madhe të estradës, duke qenë se shifrat në YouTube janë dukshëm më të larta se ç’mund të përkojnë me territorin shqiptar.