Lori Hoxha “shkëlqeu” në mbrëmjen e “Oscars on Top”, por kjo moderatore shqiptare ka dy fjalë për t’i thënë (FOTO) – AlpeGossip
Lori Hoxha “shkëlqeu” në mbrëmjen e “Oscars on Top”, por kjo moderatore shqiptare ka dy fjalë për t’i thënë (FOTO)

Lori Hoxha “shkëlqeu” në mbrëmjen e “Oscars on Top”, por kjo moderatore shqiptare ka dy fjalë për t’i thënë (FOTO)

“The shape of water”, rrëfenja romantike e një sanitareje që dashurohet me një krijesë ujore rrëmbeu nderimet më të mëdha të ceremonisë më të rëndësishme që kremton arritjet kinematografike të vitit.

Ky event i mrekullueshëm i ndarjes së çmimeve “Oscar” u transmetuar edhe nga Top Channel, me moderator Ledion Liçon, i cili mirëpriti disa të ftuar për ta shoqëruar publikun me komente profesionale e teknike, mes tyre dhe Lori Hoxhën.

Lori shkëlqeu mbrëmë si nga pamja e jashtme ashtu edhe nga komentet, interpretimin kohë pas kohe të kandidaturave, fituesve, filmave e çdo detaj tjetër të Oscars 2018-të.

Prezantuesja e njohur shqiptare Jonida Vokshi ishte një ndër personazhet që e ka ndjekur këtë mbrëmje gala nga ekrani televiziv dhe ka bërë edhe një koment për Lori Hoxhën, e cila ishte e pranishme në studion e “Top Channel”, ku dha mendimin e saj për shumë prej aktorëve të famshëm që u vlerësuan me çmime.

“Duke shijuar thjeshtësinë tënde”, ka shkruar Jonida në foton e publikuar në “Instastory” ku shfaqet Lori.