U PËRLOTËN LIVE NË EMISION/ Nga Blendi Fevziu tek Ilda Bejleri. Çfarë ndodhi me VIPAT (VIDEO) – AlpeGossip
U PËRLOTËN LIVE NË EMISION/ Nga Blendi Fevziu tek Ilda Bejleri. Çfarë ndodhi me VIPAT (VIDEO)

U PËRLOTËN LIVE NË EMISION/ Nga Blendi Fevziu tek Ilda Bejleri. Çfarë ndodhi me VIPAT (VIDEO)

Në botën e ekranit, ne si audiencë disa gjëra i marim si të mirëqëna dhe na duket e habitshme të ndodhin. Shpeshherë e harrojmë se dhe “protagonistët e tij” janë qenie njerëzore dhe kanë të drejtë të sillen si të tillë, edhe pse përmes ekranit. Por kur shohim që disa prej tyre emocionohen live dhe mund të shpërthejnë në lot atëherë i kuptojmë të gjitha.

Jo rrallë herë personazhë të famshëm të ekranit janë përlotur gjatë transmetimit direkt dhe AlpeNews.al ju njeh me këto raste:

Fifi

“Të falenderoj që na ke bërë krenarë dhe je një motër perfekte”, kaq u desh që këngëtarja e njohur të shpërthente në lot , gjatë emisionit “live” ku ishte e ftuar dhe e prezantuan me një videomesazh nga motra.

Blendi Fevziu

“Babi, të kam xhan, të kam zemër”, ishin fjalët e vajzës së tij përmes një video mesazhi që bënë Blendin të përlotej në emision.

Çiljeta Xhilaga 

“Unë sa herë vi këtu vetëm qaj, më mbushët me lot. Fernando është supermeni mamit vet, unë për atë jetoj. E kam dashur shumë Fernandon që në bark, kur e ndjeja e përkufizoja si një diamante në qiell. Dhe kur ka linduar ka patur një shenjë diamanti në këmbë. Aq shumë e ëndërroja të bëhej si diamant” tha Çiljeta me lot në sy teksa ishte e ftuar në emisionin “Rudina”.

Altuna Sejdiu

“S’ka shaka me ndjenjat”, tha Tuna me lot në sy teksa fliste për periudhën e saj të shtatzanisë , e ftuar në një emision “live”.

Fjolla Morina 

“Mami ka probleme me qelizat kancerogjene. Po bën terapi dhe kjo ka qenë arsyeja pse nuk kam qenë aktive. Shpresoj që të bëhet mirë se tek ne ka doktorë shumë të mirë, kanë dalë kura për t’u shëruar”, u shpreh Fjolla dhe mbushi sytë me lot teksa fliste në një intervistë për sëmundjen e mamasë së saj.

Roza Lati

E njohur për dashurinë e saj ndaj kafshëve, Roza Lati shpërtheu në lot teksa po transmetohej një video e tmerrshme e dhunimit të tyre.

Ilda Bejleri

Bukuroshja u emocionua shumë gjatë surprizës që stafi i kishte përgatitur ku fokusi ishte tek mesazhi që vëllai i saj që jetonte në Gjermani i dërgoi.

Robert Aliaj

“Më vutë në pozitë shumë të vështirë. Nuk është malli ai që e bën këtë gjë, sepse për të më merr malli edhe kur është 8 orë në shkollë, e pres me padurim”, u shpreh Roberti teksa transmetohej video e tij me kujtime të kohëve më parë me vajzën.

Ledri Vula

Ledri ishte i ftuar për të bërë të lumtur një zonjë, e për herë të parë u njohëm me anën e tij emocionale.

Evis Ahmeti

“Më falni për kohën televizive që po ju marr. Mami në këtë 45-vjetor unë ndodhem larg teje, por dashuria ime nuk matet me kilometra. Kam fatin e madh që kam një mama të përkushtuar si ty. Të dua shumë dhe të them se je mami më e mirë në botë”, e uroi vajza gazetaren e njohur “live” gjatë drejtimit të emisionit.

Përgatiti: AlpeNews.al