“DO TA PËSHTY NË FYTYRË…”/ Pas deklaratës së Fationit reagon menjëherë Melisa (VIDEO) – AlpeGossip
“DO TA PËSHTY NË FYTYRË…”/ Pas deklaratës së Fationit reagon menjëherë Melisa (VIDEO)

“DO TA PËSHTY NË FYTYRË…”/ Pas deklaratës së Fationit reagon menjëherë Melisa (VIDEO)

Fation Kuqari, ish-konkurrenti i “Për’puthen”, ka dhënë së fundmi një intervistë për emsionin “Glamour Zone”, në Rtv Ora.

Fationi bëri një deklaratë të fortë për ish-konkurrenten e “Për’puthen”, Melisën, ku u shpreh se do ta pështynte në fytyrë.

“Konkurrentja që sot do ta pështyja në fytyrë është…”, i tha moderatorja. Fationi u përgjigj pa u menduar, duke thënë “Flokëkuqja”, pra Melisa.

 

Fjalët sigurisht që kanë shkuar edhe në veshin e Melisës, e cila reagoi “ftohtë” nëpërmjet një videoje në InstaStory.

Ajo publikoi një moment gjatë emisionit në debat e sipër me Fationin, të cilit i tregonte me gjeste se s’dëshironte të merrej më fare me të dhe ‘nuk e llogariste’.

Kaq i ka mjaftuar Melisës si përgjigje për ish-konkurrentin e Për’puthen, i cili ka dhënë edhe deklarata të tjera të forta për të.

Së fundmi, ai ka qenë ftuar në emsionin “Roped With Olsi”.

VIDEO

Gjatë intervistës, ai u pyet rreth konkurrentëve të programit, duke përfshirë dhe Melisën.

“Maniake, dinake, e shtirur, mashtruese, egoiste, humane, xheloze, lajkatare, mendjelehtë. Kush mendon se i përshtatet më shumë si karakteristikë?”, i tha Olsi.

Fationi u shpreh pa hezituar se Melisa i ka të gjitha karakteristikat e lartpërmendura. Më tej ai shtoi se Melisa e ka marrë famën nga takimet e tij me të.

“Mendoj se i ka të gjitha. E them me bindje këtë. Përpos asaj të parës (maniake), por ndoshta ka lidhje dhe ajo. Mos i jep më shumë vëmendje se ç’duhet se unë e ngrita që është aty, takimet e mia. Mos i jep më shumë se ç’duhet se nuk ia vlen”, u shpreh Fationi