“JE MEGASKUTH DHE I SHËMTUAR”/ Kristi shpërthen ndaj Luizit: Unë ty do të bëj leckë, mbaje mend – AlpeGossip
“JE MEGASKUTH DHE I SHËMTUAR”/ Kristi shpërthen ndaj Luizit: Unë ty do të bëj leckë, mbaje mend

“JE MEGASKUTH DHE I SHËMTUAR”/ Kristi shpërthen ndaj Luizit: Unë ty do të bëj leckë, mbaje mend

Krist Aliaj nuk e ka pritur aspak mirë nominimin me Luiz Ejllin dhe Armaldo Kllogjerin. Më saktë, ai është mërzitur dhe nevrikosur me mënyrën se si këngëtari ka luajtur me ta duke i futur në kurth.

Për këtë arsye gjatë ditës së djeshme ka pasur debate të shumta në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, ku personazh kanë qenë pikërisht Luizi dhe Kristi.

Pjesë nga biseda:

Luizi: Të tha Berti kur erdhi, mos u merr me Luizin

Kristi: Berti ty të dha kurajo e të tha ngacmo djalin tim

Luizi: Tha edhe kujdes mos bëj as dhunë as fyerje. Unë po zbatoj fjalët e Bertit?

Kristi: Po zbaton zarfin, jo fjalët e Bertit.

Luizi: Unë po zbatoj atë dhe ti e di shumë mirë, por të vjen inat me plas po nuk ke çfarë bën

Kristi: Inat më vjen, nuk iki në atë mënyrë

Luizi: Do ikësh o vlla, je në nominim

Kristi: Jo, në atë mënyrë nuk do iki. Të rrinë skutha si ti

Luizi: Po ça të them unë

Kristi: Nuk ka shans

Luizi: Ja dal unë

Kristi: Jo, ti nuk del

Luizi: Mos vallë ke një ndjenjë brenda teje se del Armaldo

Kristi: Humor me mua nuk bën më, nuk ke konfidenca më mua. Nuk më bën të qesh. Nuk di me mbajt marrëdhënie. Je megaskuth dhe këtu je treguar i shëmtuar. Jam i mërzitur me ty se kam kaluar kohë. Kisha një farë besimi te ti shoqëror, që mund të ma bëjë këtë në një mënyrë tjetër

Luizi: E meritoje

Kristi: Nuk e meritoja. Atë e ke bërë në mënyrë shumë të shëmtuar. E bëre si skuth. Mua nuk më djeg nominimi. Deri ku do shkosh?

Luizi: Deri kur të të nxjerr jashtë

Kristi: Nuk presim të shtunën, do vazhdoj, nuk ka problem. E kam me shumë qejf këtë. Këtë prisja në Big Brother, të të bëja leckë nga brenda dhe jashtë.

Luizi: Nuk mundesh jo ti, por as 10 si ti. Kaq rehat jam se ti nuk e prek atë pjesë të nervit tim.