NË PRITJE TË ËMBËL/ Publikohen FOTOT e Eni Vasilit me barkun e rrumbullakosur, ja si reagon moderatorja – AlpeGossip
NË PRITJE TË ËMBËL/ Publikohen FOTOT e Eni Vasilit me barkun e rrumbullakosur, ja si reagon moderatorja

NË PRITJE TË ËMBËL/ Publikohen FOTOT e Eni Vasilit me barkun e rrumbullakosur, ja si reagon moderatorja

Pak ditë më parë u zbulua se moderatorja e emisionit “Open”, Eni Vasili, është në pritje të ëmbël. Moderatorja do të bëhet së shpejti nënë për herë të parë, ndërkohë që për muaj me radhë ajo ja doli mbanë më së miri ta mbante të fshehtë shtatzëninë e saj. Ndonëse shfaqet çdo javë në ekran, askush nuk e kishte vënë re se Vasili është shtatzënë.

Ishte gazeta “Panorama” ajo që zbuloi se moderatorja është në pritje të ëmbël, duke publikuar foto të saj me barkun e rrumbullakosur. Ndërkohë pak netë më parë, Vasili konfirmoi gjininë e bebushave të saj. Themi bebushat, sepse ajo nuk pret një fëmijë, por binjakë.

Në nisje të “Open”, kryeministri Edi Rama uroi moderatoren për lajmin e bukur dhe ishte ai që zbuloi se ajo po pret binjakë, madje tregoi edhe gjininë.

“Më vjen mirë që të shoh nga afër se doja të të uroja për pritjen. Të pata shumë zili kur dëgjova që ke dy dhe akoma më shumë që i ke vajza. Të uroj vetëm të mira. Eni ka dy vajza binjake që i pret. Kjo nuk është gënjeshtër e 1 prillit”, u shpreh Rama.

Vasili konfirmoi fjalët e kryeministrit, duke pranuar kështu edhe shtatzëninë për herë të parë publikisht. Madje, ajo ka ndarë në llogarinë e saj në Instagram fotot e para me barkun e rrumbullakosur, të shkrepura po nga “Panorama”.

“Dhe meqe paparazi i gazetes Panorama nxitoi te jepte lajmin para meje u ndje i detyruar te sillte fotot te pakten. Thnx Panorama, jeni te falur 👍.”- shkroi gazetarja, duke lënë të kuptohet se së shpejti mund të shohim të tjera foto nga shtatzënia e saj.

FOTOT