“SYTË E MI JANË TË LOTUAR…”/ Pas 15 VITESH, Luana Vjollca largohet nga Top Channel! Ja çfarë shkruan – AlpeGossip
“SYTË E MI JANË TË LOTUAR…”/ Pas 15 VITESH, Luana Vjollca largohet nga Top Channel! Ja çfarë shkruan

“SYTË E MI JANË TË LOTUAR…”/ Pas 15 VITESH, Luana Vjollca largohet nga Top Channel! Ja çfarë shkruan

Pas 15 vitesh në Top-Channel, Moderatorja Luana Vjollca ka konfirmuar se nuk do të jetë më pjesë e ekranit të madh me emisionin e saj “Shiko Kush LUAN”.

Luana, me një letër personale drejtuar fansave të saj, shprehet shumë mirënjohesë për mbështjetjen e publikut dhe mundësitë që ky televizion i ofroi.

Moderatorja shprehet se tani prioritet i saj është një tjetër projekt i ri që e cilëson si të shpirtit të saj.

“Nuk mund të futem në Instagram sepse sapo futem aty inbox-i im është plot me pyetje, por plot ashtu si kurrë nuk ka ndodhur, se kur do të fillojë emisioni, se kur do të rikthehem në ekran. Me thënë të drejtën nuk e di nëse i shihni sytë e mi që janë të lotuar, por jam pa fjalë nga ndjesia personale që marr nga e gjithë kërkesa juaj e pafundme, nuk e di. Është ndjesia më e bukur. Është absolutisht ndjesia më e bukur në botë gjatë gjithë karrierës time. Kështu që nuk do e lë për më gjatë. Premtoj se nesër do të vij me një publikim ku do iu shpjegoj vendimet e mia. Ju dua pafund. Faleminderit”, i është drejtuar Luana të gjithë fansave të saj.

Kliko KETU