HOQI DORË ENDE PA FILLUAR/ Zbulohet kush do ta zëvendësojë Roza Latin në emisionin e ri (FOTO) – AlpeGossip
HOQI DORË ENDE PA FILLUAR/ Zbulohet kush do ta zëvendësojë Roza Latin në emisionin e ri (FOTO)

HOQI DORË ENDE PA FILLUAR/ Zbulohet kush do ta zëvendësojë Roza Latin në emisionin e ri (FOTO)

Ditën e sotme, moderatorja Roza Lati zbuloi se kishte hequr dorë nga emisioni i ri për të cilin kishte lajmëruar ndjekësit një muaj më parë.

Për arsye personale, Roza zgjodhi të tërhiqej pa filluar, duke u shprehur se ndonjëherë është mirë të mos japësh asgjë falas nga vetja.

Ajo kuptoi se “Why Not” ishte emisioni dhe misioni i saj, duke ia lënë të hapur rrugën dikujt tjetër për emisionin e ri.

“Blitz.al” ka bërë të ditur se në projektin nga i cili hoqi dorë, Roza Latin do ta zëvendësojë aktorja dhe moderatorja e njohur Rudina Dembacaj.

Kjo e fundit nuk ka bërë ende asnjë deklaratë lidhur me këto lajme, megjithatë mbetet të presim për të reja.

Siç po flitet lart e poshtë, emisioni i ri do të titullohet “Dy botë” dhe do të jetë në formën e një reality-show, i cili do të nisë transmetimin në muajin prill të këtij viti.