NË FILMIN E RI “BARBIE”/ Margot Robbie do luajë rolin e kukullës ikonë – AlpeGossip
NË FILMIN E RI “BARBIE”/ Margot Robbie do luajë rolin e kukullës ikonë

NË FILMIN E RI “BARBIE”/ Margot Robbie do luajë rolin e kukullës ikonë

Margot Robbie do të shkëlqejë si Barbie në filmin e ri rreth kukullës ikonë.

Ylli i ‘The Wolf Of Wall Street’ dhe ‘Suicide Squad’ gjithashtu do jetë producente e projektit të madh, që do vijë si bashkëpunim midis studios së filmit të Hollywood, Warner Bros dhe prodhuesit të lodrave Mattel.

28-vjeçarja tha se ishte e nderuar që mori rolin e Barbie, e cila është bërë një fenomen mbarëbotëror që kur debutoi në Panairin Ndërkombëtar të Lojërave në Amerikë, në New York më 1959.

“Jam aq e nderuar të luaj këtë rol dhe të krijoj një film që unë besoj se do të ketë një ndikim të jashtëzakonshëm pozitiv mbi fëmijët dhe publikun në mbarë botën,”-tha aktorja.

Kjo është hera e parë që kukulla do vijë në film jashtë sferës si animacionit, por si personazh i vërtetë.