“SHUMË SHPEJT VESHUR ME TË BARDHA”/ Nëna e Stresit nxjerr sekretin dhe mezi po presim (FOTO) – AlpeGossip
“SHUMË SHPEJT VESHUR ME TË BARDHA”/ Nëna e Stresit nxjerr sekretin dhe mezi po presim (FOTO)

“SHUMË SHPEJT VESHUR ME TË BARDHA”/ Nëna e Stresit nxjerr sekretin dhe mezi po presim (FOTO)

Kejsi dhe Stresi janë emrat më të përfolur aktualisht në mediat rozë. Qëkurse lidhja e tyre është bërë publike, ata janë ndër çiftet më të dashura të showbiz-it shqiptar. Mirëpo duket se dyshja nuk ka arritur ta shijojë siç duhet periudhën e parë pas celebrimit në martesë.

Kjo pasi për shkak të problemeve të Stresit me ligjin ai tashmë ndodhet në burg ndërsa Kejsi në Kanada ku vijon me karrierën e saj.

Por mesa duket për fansat e dyshes së shpejt do të ketë një lajm të mirë, sepse siç ka bërë të ditur nëna e Stresit, çifti së shpejti do mbajë dasmën e shumëpritur.

“Shumë shpejt veshur me të bardha Kejsi. Do jesh nuse kopertinash. Ju dua Stresi & Kejsi.”-ishin fjalët e saj.

Ndërsa Kejsi është shprehur se ndihet krenare se e ka vjehrrë dhe thekson se secila femër do të donte ta kishte një vjehrrë të tillë. Tashmë presim vetëm që Stresi të dalë nga burgu e ta shohim dhëndër!