Në hapat e së shoqit: Princesha e ardhshme thyen rregullat dhe s’pendohet fare! – AlpeGossip
Në hapat e së shoqit: Princesha e ardhshme thyen rregullat dhe s’pendohet fare!

Në hapat e së shoqit: Princesha e ardhshme thyen rregullat dhe s’pendohet fare!

Meghan Markle nuk e ka marrë dhe aq seriozisht protokollin mbretëror. Në vizitën e bërë në Skoci bashkë me të fejuarin e saj, padashur ajo theu sërish një tjetër rregull.

Ndërkohë që ndaluan pranë një kafeneje, ajo i dha një super përqafim të ngrohtë njërës nga punonjëseve të lokalit. Sigurisht, diçka e tillë s’mund të mos fotografohej, duke u bërë brenda pak orësh virale.

Dola jashtë kafenesë dhe doja të shtrëngoja duart me të e ndërsa ajo më përqafoi. Nuk e di për mbretërorët e tjerë, por këta ishin shumë më të thjeshtë nga çfarë e kisha imagjinuar. Harry dhe Meghan ishin kaq njerëz të vërtetë.”- tregoi gruaja për Daily Mail.

Në fakt, rregullat e familjes mbretërore bien paksa në kontrast me gjestet e Meghan-it. Sipas protokollit kur takojnë dikë, burrat thjesht duhet të përkulin paksa qafën para, ndërsa gratë mjaftojnë të japin një shtrëngim duarsh dhe kjo vetëm kur personi përballë tyre e bën i pari.

Gjithsesi, përqafimet nuk dënohen. Nëse ju kujtohet, dukesha Kate Middleton e bën gjithnjë këtë kur takon fëmijë.

Ndërkohë që princesha e ardhshme duket se është njësoj si burri i saj i ardhshëm. Princ Harry njihet si rregull thyesi i familjes. Përqafimet e tij të papritura kanë qenë gjithnjë të përfolura!

Nëna e tij, princeshë Diana ka qenë gjithashtu e dhënë pas përqafimeve, kështu që mesa duket problemi i vetëm qendron tek protokolli.