TREGON PROJEKTIN E SAJ TË RI/ Fifi do të vijë në bashkëpunim me Ermal Fejzullahu, zbulon lidhjen mes tyre (FOTO) – AlpeGossip
TREGON PROJEKTIN E SAJ TË RI/ Fifi do të vijë në bashkëpunim me Ermal Fejzullahu, zbulon lidhjen mes tyre (FOTO)

TREGON PROJEKTIN E SAJ TË RI/ Fifi do të vijë në bashkëpunim me Ermal Fejzullahu, zbulon lidhjen mes tyre (FOTO)

Fifi ka treguar një ditë më parë se po punon për projektin e saj më të ri. Ashtu siç dhe u përfol disa kohë më parë, këngëtarja do të vijë në bashkëpunim me artistin e njohur, Ermal Fejzullahu.

Mirëpo një tjetër detaj ka tërhequr vëmendjen. Përveç se janë kolegë, Fifi dhe Ermali kanë edhe lidhje farefisnore me njëri-tjetrin, ata janë kushërinj.

Fifi ka publikuar një foto me Ermalin dhe i ka bërë ‘tag’ duke ju referuar si “Kusho”. Edhe një vit më parë, teksa Ermali ka qenë i ftuar në “Shiko kush luan”, ai dhe Fifi kanë pranuar se janë kushërinjt të largët.

Dyshja tashmë ka bashkuar forcat dhe me siguri do të sjellin një super hit, ashtu si kanë bërë gjithmonë.